
Teksasi në Shtetet e Bashkuara ndërmori ekzekutimin e dytë të një dënimi me vdekje brenda këtij viti.
Personi i ekzekutuar ishte një 50-vjeçar i dënuar me vdekje në vitin 1994 për një vrasje që akuzohej se e kishte kryer në vitin 1990 në periferitë e Dallasit. Ai u shpall fajtor për vrasjen e një të riu dhe përdhunimin e të dashurës së tij.
Që nga nisja e procesit gjyqësor, ai mohoi vazhdimisht akuzën e vrasjes, ndërsa pranoi atë të përdhunimit. Ai kaloi 19 vite në burgjet e sigurisë së lartë para se të ekzekutohej ditën e martë.
Ky ishte ekzekutimi i dytë me injeksion vdekjeprurës për këtë vit, ndërsa deri në muajin korrik janë parashikuar të kryhen edhe 10 të tjerë, shumica ndaj personave të akuzuar për vrasje të ndodhura në vitet ’90.
Top Channel