
Pas ndihmës mjekësore për rebelët, Shtetet e Bashkuara vendosin të përfshihen akoma më shumë në konfliktin sirian duke përmbushur pjesërisht njërën prej kërkesave të opozitës vendase për armë.
Presidenti Obama firmosi një urdhër që lejon furnizimin me armë jo të shkatërrimit në masë për luftëtarët e opozitës në terren. Firmosja e pakos së ndihmës ushtarake është bërë pas marrjes së vendimit nga Këshilli Kombëtar të Sigurisë në Uashington javën e kaluar.
Mediat amerikanë njoftojnë se detaje se cfarë përmban pako nuk janë bërë publike ende, por një gjë e tillë pritet të bëhet publike nga vetë Shtëpia e Bardhë në një dalje për publike brenda kësaj jave.
Uashingtoni kishte hezituar deri më tani për të pajisur me armë rebelët që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, ndërsa më parë një hap i tillë u mor nga Britania e Madhe dhe Franca.
Ndërkohë në terren vijojnë luftimet, ku kryeqendra mbetet sërish Alepo, qyteti verior i Sirisë që prej gati 1 viti është shndërruar në shesh-beteje për kontroll mes forcave të regjimit dhe luftëtarëve të opozitës.
Numri i të zhvendosurve të konfliktit shkon përtej 2 milion, pjesa më e madhe e të cilëve brenda Sirisë, ndërsa qindra-mijëra të tjerë janë strehuar në kampe në Turqi, Irak, Liban, Jordani dhe Egjipt.
Top Channel