Rusi, ligji për blasfeminë

10/04/2013 16:05

Deputetët rusë dhanë miratimin e tyre për një ligj të blasfemisë, i cili do të dënojë me gjoba ose deri në disa vite burgim, të gjithë ata që fyejnë verbalisht ose me veprime konkrete komunitetet dhe ndienjat fetare.

Ligji u hartua një vit më parë, pasi grupi muzikor “Pussy Riot” përqeshi presidentin Putin, duke kënduar brenda katedrales më të madhe të Moskës.

Dy prej anëtareve të grupit janë duke vuajtur dënime me burgim për vandalizëm, në disa burgje të vendosur në zonat më të ftohta e të akullta të Rusisë.

Në bazë të projektligjit, blasfemia do të dënohet deri me tre vjet heqje lirie ose një gjobë deri në 10 mijë dollarë.

Sipas analistëve të politikës ruse, pritet që ligji në fjalë të ketë një mbështetje të fuqishme nga presidenti Putin.

Teksti i referohet feve si “thelbësore në kulturën, shtetformimin, zakonet dhe trashëgiminë historike ruse”, ndërsa i referohet besimeve mbizotërtuese në vend, si krishtërimi (kryesisht ortodoksia, por edhe katolizmit), islami, judaizmi e budizmi.

Në mënyrë që projektligji të shndërrohet në ligj, pas miratimit të deputetëve, ai duhet të marrë edhe “bekimin” e Dhomës së Lartë të Parlamentit, Këshillit Federal dhe të dekretohet nga Putin.

Secila prej këtyre instancave dominohet prej mbështetësve të presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA