OKB: Ndihmë refugjatëve sirianë

10/04/2013 00:00

Organizata e Kombeve te Bashkuara bën thirrje për fonde, për të ndihmuar
1.3 milionë refugjateve sirianë që janë strehuar në vendet fqinje, për
t’i shpëtuar konfliktit.

Muajin e ardhshem do te ndalin ndihmat ushqimore per 400 mije te shperngulurit siriane ne Liban. Program boteror i ushqimit shpreh friken se cdo nderprerje e ndihmave  mund te provokoje tensione ne kampet refugjate.

Te marten, ministri jordanez i Shendetesise beri thirrje urgjente per 355 milione dollare per te siguruar ndihme te menjehershme mjekesore, per qindra mijera siriane qe kane kerkuar strehim ne Jordani. Në Gjenevë, agjencia e  OKB për refugjatët paralajmëroi gjithashtu kaos, nëse vendet dhuruese që kanë premtuar 1 miliarde dollarë ndihma nuk do të mbajnë premtimet e tyre deri në qershor.

Top Channel