Funeral ushtarak për Thatcher

10/04/2013 00:00

Funerali i Margaret Thatcher do të jetë një funeral i tipit të një “udhëheqësje ushtarake”, ashtu sic kishte kërkuar vetë ish-kryeministrja britanike.

Të mërkurën tjetër, më 17 prill, arkëmorti i “Zonjës së Hekurt” do të mbahet nga veteranë të luftës për ishujt Falkland që do ta transportojnë atë drejt katedralës Shën Paul në Londër.

Disa detaje të ceremonisë së varrimit u bënë publike nga Doëning Street. 70 ushtarë britanikë nga këmbësoria, flota dhe forcat ajrore do të marrin pjesë në të. Garda Uellsiane, e cila pësoi humbjet më të mëdha në luftën për ishujt Falklands me Argjentinën në vitin 1982 do të formojë një kordon nderi në hyrje të katedrales.

“Edhe në ceremonitë e tjera ka pjesëmarrje të forcave të armatosura, por është e qartë se Baronesha Thatcher ka një lidhje më të ngushtë me këto forca”, deklaroi një zëdhënës i kryeministrit britanik David Cameron, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se përse gjithë kjo prezencë ushtarake.

Shpenzimet e funeralit do të mbulohen nga qeveria britanike, gjë që ka ngjallur kritika në vend. Por Ministri i Jashtëm, William Hague mbrojti këtë vendim të qeverisë duke thënë se falë Margaret Thatcher Britanisë përftoi 87 mld euro nga Europa.

Por pavarësisht kritikave, Thatcher u shpall kryeministrja më e suksesshme e Britanisë në shekullin e 20-të nga një sondazh i “The Sun” duke lënë pas saj edhe figura si Winston Churchill që udhëhoqi vendin në vitet më të vështira, ato gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA