Francë, skandali i evazionit fiskal

10/04/2013 01:50

Një skandal evazioni fiskal ka detyruar qeverinë franceze të marrë masa, që vlera e të gjitha aseteve të ministrave të kabinetit të publikohet deri në 15 prill.

Në vazhdën e përpjekjeve për transparencë, ekzekutivi socialist do të paraqesë edhe një projektligj, që i detyron të gjithë ligjvënësit në parlament, të deklarojnë pasuritë e tyre, ndërsa parashikohen masa të rënda për çdo mashtrim financiar.

Deri më tani, ministrave të qeverisë nuk u kërkohej veçse të deklaronin konfliktet e interesit. Problemet nisën nga momenti, kur ish-drejtuesi i Ministrisë së Buxhetit, Jerome Cahuzac, u akuzua për mashtrim, lidhur me një llogari të fshehtë bankare në Zvicër.

Javën e kaluar, ai e pranoi se kishte fshehur vërtet rreth 600,000 euro në llogarinë në fjalë, pohim ky që shokoi Francën.  Ish-kryeministri konservator, Francois Fillon, e deklaroi të hënën në mbrëmje pasurinë e tij.

Presidenti Hollande u ka premtuar votuesve vlera morale dhe integritet në jetën publike, pas të ashtuquajturave vite të luksit, të paraardhësit të tij konservator, Nicolas Sarkozy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA