Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Vdekja e Margaret Thatcher trishtoi shumë britanikë, flamuri u ul në gjysmë shtizë, udhëheqës botërorë nisën të lartësojnë figurën e “Zonjës së Hekurt”, në media u quajt “britanikja e madhe”. Por jo të gjithë u hidhëruan nga vdekja e baroneshës në moshën 87-vjeçare.
Menjëherë pas njoftimit zyrtar të vdekjes së Thatcher, grupe të rinjsh në Glasgou të Skocisë, në Bristol e Londër bënë thirrje për të festuar vdekjen e “gjakatares Thatcher”.
Të rinj, sindikalistë që dolën në rrugë të festonin akuzonin Thatcher se kishte lyer duart me gjakun e ushtarëve të vrarë në luftën e Ishujve Falklands, konfliktit e vitit 1982 kur Britania zhvilloi një luftë të shkurtër me Argjentinën në lidhje me sovranitetin e grupit të vogël të ishujve që edhe sot janë “mollë sherri” mes Buenos Airesit dhe Londrës.
Policia u mundua të shpërndajë turmën që doli në rrugë e këtyre qyteteve. Nga përleshjet shtatë policë mbeten të lënduar, ndërsa dhjetra persona janë shoqëruar për në rajone.
Thatcher udhëhoqi Britaninë nga viti 1979 deri në vitin 1990. Edhe sot, 23 vite pas largimit të saj, për shumë shihet si shpëtimtarja e Britanisë ndërsa të tjerë e akuzojnë se e përçau atë.
Funerali i Thatcher do të zhvillohet me nderime të plota ushtarake më 17 prill.
Top Channel