Devoll, nuk paguante dot kredinë, vetëvaret 65-vjeçari

10/04/2013 00:00

Problemet financiare dyshohet se kanë çuar një 65-vjeçar nga Devolli drejt vetëvrasjes.

Burimet policore sqarojnë se S.H., 65 vjeç, banues i fshatit Ponçarë, të Devollit është gjetur i vetëvarur nga familjarët në një plevicë pranë shtëpisë.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mësohet se ai vuante nga depresioni. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se 65-vjeçari kishte marrë një kredi dhe nuk kishte mundësi ta shlyente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB