Bamir Topi edhe nga Pogradeci ka dënuar aleancat e pamoralshme polititike, siç i quajti ai.

Jo vetem dy partitë më të mëdha në vend, por edhe forcat e tjera politike, deklaroi Topi, janë hedhur në tender për realizime të  koalicionit të çastit, duke garantuar se FRD do t’i mbetet parimeve.

“Ne asnjëherë nuk do të ndikohemi për të rregulluar pozicionin e politikanëve tanë në parlament duke shkuar në aleanca të cilat së pari nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve”, tha zoti Topi.

Gjatë prezantimit të programit të Frymës së Re Demokratike për Rininë, Bamir Topi nxiti gjeneratën re të bëhet pjesë aktive e ndryshimit të politikës aktuale për të ndryshuar mentalitetin e saj.

“Brenda kësaj kaste politikanësh ende ka inertësi të dukshme të mentalitetit komunist”, u shpreh ai.

Topi tha se Fryma e Re Demokratike është parti që mbështet ndërtimin e shtetit për qytetarët dhe jo pushtet vetëm për të rregulluar karrierat politike të njerëzve të saj, filozofi që për fat të keq tha ai, përfaqesojnë partitë e vjetra.

Top Channel