Tennessee, 4-vjeçari vret gruan, gjatë piknikut

09/04/2013 04:35

Një pistoletë në duart e një djali 4-vjeçar u shkrep gjatë një pikniku në fundjavë, duke vrarë gruan e një zëvendës-sherifi të Tennessee, e cila ishte duke i treguar armën e saj një të afërmi, ka njoftuar policia e shtetit gjatë së hënës.

Askush nuk e pa djalin të merrte në dorë armën, përpara se të qëllonte, një e shtënë që ndodhi natën e së shtunës në Lebanon, në lindje të Nashville, Tennessee, njoftoi zëdhënësja e Byrosë së Hetimit, Kristin Helm.

Gjuajtja e vetme vrau 47-vjecaren Josephine Fanning, gruan e një zëvendës-sherifit të shtetit Wilson, Daniel Fanning.

Çifti ishte duke organizuar një darkë me familjen dhe miqtë në shtëpinë e tyre, kur Daniel Fanning dhe një i afërm shkuan në dhomën e fjetjes për të parë disa nga armët e të zotërve të shtëpisë, tha Helm.

Josephine Fanning dhe djali i vogël shkuan në dhomë më vonë, teksa për një moment djaloshi mori pistoletën dhe qëlloi nga krevati.

Helm tha se nuk ishte e sigurtë për lidhjet familjare mes djalit dhe ciftit Fannings, por TBI, e cila po heton incidentin përfshi edhe oficerë të zbatimit të ligjit, është ende duke mbledhur prova, ndaj dhe asnjë akuzë nuk është ngritur formalisht.

Arma e përfshirë në këtë incident ishte pistoleta personale e ciftit Fanning, dhe jo pistoleta e shërbimit të oficerit Daniel, tha zëdhënësja.

Top Channel