SHBA, shkurtimet godasin flotën ajrore

09/04/2013 20:20

Flota ajrore amerikane do të nxjerrë jashtë shërbimit një të tretën e avionëve luftarakë, si përgjigje e shkurtimeve të thella që janë bërë në buxhet, masa të hyra në fuqi në muajin mars.

Lëvizja do të ndikojë në dobësimi e forcës ajrore të SHBA-së brenda vendit, në Europë dhe Paqësor.

Gjenerali i forcave ajrore, Mike Hostage, u shpreh se do të nisë një politikë rotacioni midis avionëve, në mënyrë që të mbahet gjithmonë e lartë gatishmëria për përmbushjen e “misioneve urgjente”.

Njëkohësisht, një “paradë” e përvitshme ajror, një spektakël i realizuar në bashkëveprim me marinën, është anulluar për mungesë fondesh.

Si rrjedhojë e shkurtimeve, buxheti për forcat ajrore, deri në fund të vitit fiskal në tetor, është reduktuar me pothuajse 600 milionë dollarë.

Pothuajse 85 miliardë shkurtime nga buxheti kombëtar, të imponuara pasi demokratët dhe republikanët nuk arritën të gjenin një zgjidhje të përbashkët pas javë negocimesh, ndahen pothuajse përgjysmë midis ushtrisë dhe shkurtimit të projekteve të tjera në sektorë të ndryshëm brenda vendit.

Më parë gjatë vitit, Pentagoni u detyrua të shkurtonte 46 mijë vende pune, për shkak të këtyre shkurtimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA