Funerali i Margaret Thatcher më 17 prill

09/04/2013 00:00

Funerali i baroneshës Margaret Thatcer do te zhvillohet të mërkurën më
17 prill. Siç njofton Downing Street, ish-Kryeministres britanike do t’i
bëhen të gjitha nderimet ushtarake në katedralen “Seint Polit”, pas një
shërbese në Westminster.

Margaret Thatcher nuk do të ketë një funeral shtetëror, i rezervuar vetëm për monarket, por një të ngjashëm si të Ledi Dianës dhe Nënës Mbretereshe. Zedhenesi i Downing Street shpjegoi se “per detajet e ceremonise eshte rene dakort mes familjes Thatcer dhe Pallatit Buckhingam, mengjesin e se martes”. Te pranishëm në ceremoninë e lamtumires do të jetë edhe Mbreteresha Elisabete dhe Duka i Edinburgut.

Homazhe për Margaret Thatcher

Homazhe të shumta po bëhen në atdhe dhe jashtë në nder të baroneshës
Thatcher, një ditë pasi ajo ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Kryeministri David Cameron deklaroi se ajo ishte një “britanike e madhe”, ndërsa presidenti Barack Obama e quajti një “kampione të madhe të lirisë”.

Lady Thatcher, gruaja e parë kryeministre e Britanisë, udhëhoqi qeverinë konservatore nga viti 1979 deri në 1990 dhe fitoi tre mandate rresht në zgjedhje.

Ajo vdiq e qetë pasi pësoi një luhatje teksa qëndronte në hotelin “Ritz”, në qendër të Londrës. Zonja Thatcher ka qëndruar në hotel që kur doli nga spitali në fund të vitit të kaluar.

Një makinë mortore transportoi arkivolin e argjendtë pak pas mesnatës, nga hoteli për në një lokalitet që për momentin mbahet sekret.

Ajo nuk do të ketë një funeral shtetëror, por do t’i akordohet i njëjti statusi sikurse Princeshës Diana dhe Nënës Mbretëreshë.

Flamuri në Numrin 10 të Downing Street është ulur në gjysmështizë, ndërsa Parlamenti do të thirret nga pushimet e Pashkëve për të mërkurën, në mënyrë që ligjvënësit të bëjnë homazhet e tyre.

Homazhe janë bërë edhe nga pasardhësit e saj në Downing Street, si Sir John Major, Tony Blair dhe Gordon Brown, që vlerësuan forcën e karakterit të saj dhe qëllimet politike.

Ndërsa lideri i laburistëve, Ed Miliband deklaroi se Lady Thatcher ishte një “figurë unike” që riformatoi politikën e një brezi të tërë.

Nga ana tjetër, nuk mungoi vlerësimi nga presidenti rus Vladimir Putin, që e cilësoi atë “një lidere të madhe dhe rigoroze, politika e të cilës ishte efikase”.

Shtypi, vlerësime për ish-Kryeministren

Në pushtet, prej vitit 1979 deri në 1990, “Zonja e Hekurt” ishtë një figurë me shumë ndikimin në skenën ndërkombëtare. Ajo pati një marrëdhënie shumë të afërt me ish-presidentin amerikan, Ronald Regan, duke e ndihmuar t’i jape fund Luftës së Ftohte dhe ndërrmori nje luftë në vitin 1982 për të pushtuar ishujt Falklands.

Përmes një opinion “Washington Post” shkruan se jashtë Britanisë së Madhe, Margaret Thatcer do të kujtohet si një figure boterore. Ajo forcoi marredheniet mes Britanise se Madhe dhe SHBA-se, mbeshteti vendosjen e raketave me rreze te mesme veprimi ne Europe, nje levizje shume e debatueshme asokohe. Ajo pa nje ndarje te madhe e te qarte mes lirise dhe tiranise dhe gjithnje shpalli qendrimin e saj.

Thomas Kielinger i ‘Die Welt’ shkruante: “Qendresa e saj per ribashkimin e Gjermanise e izoloi, por pikepamja e saj se “Gjermania eshte shume e madhe per te qene nje tjeter aktor ne Europe eshte aktualisht ne mes te euro-krizes dhe e gjithe keqardhja qe u gjenerua nga kjo, u provua e drejte”.

Ne faqet e gazetes “Pagina 12” te Argjentines shkruhet se me shume se dy dekada per trashegimin e “Zonjes se Hekurt” flamurtarja e konservatizmit politik dhe liberalizmit ekonomik vazhdon t’i percaje britaniket. Zhan Pier Langallier shkruan ne “Le Monde” se Irlanda e Veriut dhe Falklands ishin dy pikat me te larta gjate 11 viteve te saj ne detyre. Dy sprovat nga me te ashprat per nervat e Zonjes T. Per keq a per mire, ishin keto qe i dhane emrin “Zonja e Hekurt”. Ne Itali, gazeta “La Repubblica” shkruan se historia do ta kujtoje si Gruan e Herkurt per vendosmerine gjate detyres dhe ashpersine e porosive te saj per t’i vene fre renies ekonomike, ku vendi kishte ngecur prej dekadash.

Felipe Sahagun shkruan ne ‘El Mundo’ se “per admiruesit ajo e vendosi serish fjalen e Madhe ne Britanine e Madhe. Per kritiket ishte ideologe qe legjitimoje pabarazi, e beri edukimin dhe shendetesine me keq i shkaktoi nje dem te tmerrshem sherbimit publik etj… Gazeta ruse “Izvestija” citon ish-ministrin e Jashtem sovjetik Eduard Shevernance per te cilin Thecer luajti nje rol jetesor ne normalizimin e marredhenieve mes Shtetet e Bashkuara dhe Ish-bashkimi Sovjetik. Gazeta kineze “People’s Daily” shkruan: “Thatcer ishte nje nga politikanet me te spikatura te shekullit 20, ajo e la boten me lavdi por dhe kontradikta. Nje epoke qe ka perfunduar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA