Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në konviktin e shkollës së mesme pyjore në Shkodër, ku si pasojë e një grindje të castit është plagosur rëndë një punonjës i këtij konvikti.
Nga informacionet paraprake mësohet se punonjësi Agim Doçi është goditur disa herë me thikë nga i riu Shkëlzen Merturi. Doçi është punonjës i Ndërmarrjes së Konviktit të Shkollës Pyjore ndërsa autori është nxënës i kësaj shkolle.
Policia e Shkodrës njoftoi se gjithcka ka ndodhur në një grindje të castit dhe se viktima është shoqëruar menjëherë drejt spitalit të qytetit ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje. Janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë dhe po vazhdohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.
Top Channel