
Me duartrokitje kane pritur qindra emigrante nga prefektura e Thesalise
deputetin e Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Sekretarin per Rinine
dhe Emigracionin Erjon Veliaj, në një takim për të shpalosur programin e
së majtës, të zhvilluar në qytetin e Larisës.
“Ne jemi ne 23 qershor pjese e fitores se PS dhe pjese ne realizimin e programit te saj te Rilindjes shqiptare”, thotë Artjan Qirici, kryetar i PS-së në Greqi.
“Te gjithe bashke te bejme te mundur ortekun e papermbajtshem te votes se emigranteve per te sjelle PS ne pushtet”, thotë Artur Portpollogu, Koordinator i PS-së për Greqinë e Veriut.
Pas drejtuesve te PS ne Greqi, Pandeli Majko ka theksuar se eshte domethenese qe ne diten e 7 prillit ,nje dite krenarie per te majten qe luftoi fashizmin,te kujtojme se edhe tani roli i saj eshte te rilinde Shqiperine, ndaj dhe vota e emigranteve eshte kaq e rendesishme. Kurse Erjon Veliaj ka rikujtuar se ne kontrast me PS qe historine e emigracionit e ka nje histori personale, Kryeministri Berisha e ka harruar pergjithmone kete pjese te popullsise.
“Ka tete vjet ne pushtet dhe nuk ka gjetur asnje ore qe te takohet me emigrantet ketu e Greqi, asnje ore nuk ka per emigrantet, sepse ai nuk beson tek historia e emigracionit”, tha Erjon Veliaj, sekretar i Partisë Socialiste për Rininë dhe Emigracionin.
“Ne 23 qershor nuk do vendoset thjesht fati i PS,do vendoset fati i Shqiperise.Duhet te vini ne Shqiperi jo me nje vote per PS ,por me nje plan per Shqiperine”, tha Majko, deputet i PS-së.
Duke ju pergjigjur pyetjeve te te pranishmeve per koalicionin e ri te se majtes,Majko u ka thene emigranteve: “Ju ejani te votoni per Partine Socialiste, per endrren tuaj”.
“Ne fund te fundit ceshte politika nese nuk ofron nje enderr per te nesermen. Ne po i pergjigjemi asaj qe po kerkon politika shqiptare. Qellimi kryesor qe ka sot shoqeria .pas tete vitesh te lodhur tani me, te se djathtes ne mendojme se ka ardhur momenti qe te nderrohet faqja e historisë”, thotë Majko.
“Keshtu qe miq ne se keni pikepyetje per koalicionet atehere dua t’i pergjigjeni vetem kesaj pyetjeje,nese ne kemi shumicen ne Parlament ky koalicion, ne, që në 100 ditet e para mund te kalojme voten e emigranteve me shumicen e re parlamentare dhe ky eshte ndryshimi”, tha Veliaj.
Ne takim eshte theksuar se fati i Shqiperise nuk mund te ndryshoje pa voten e emigranteve, te cilet perbejne nje te treten e popullsise se vendit.
Top Channel