Peniani përgatitje për testin bërthamor

08/04/2013 00:00

Korea e Veriut po përgatitet për testin e katërt bërthamor. Ministri
koreano-jugor i Unifikimit, Rio Kihl-Jae u tha ligjëvenesve se ka shenja
te nje aktiviteti te shtuar bërthamor në impiantin kryesor të Koresë së
Veriut.

Analistët thone se mbetet e paqartë nëse testi po pergatitet apo nëse eshtë një truk për t’i renduar krizës.  Ministri nuk iu referua burimeve te shërbimeve secrete qe sollen dyshimet për këto zhvillime në Korene e Veriut, por i pyetur nga gazetaret, ai tha se “shenjat ekzistojnë”.

Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes koreano-jugore deklaroi se Veriu mund te godase me raketa balistike dhe te kryejë – në të njëjtën kohë- një test bërthamor. Gazeta JungAng-Ilbo citoi nje zyrtar koreano-jugor, i cili tha se sherbimet secrete kane zbuluar një aktivitet te shtuar te njerezve dhe automjeteve ne impiantin bërthamor të Pung-je-ri-t (Punggye-ri )në veri-lindje te vendit.

Organizata e Kombeve te Bashkuara vendosi sanksione te forta mbi Korene e Veriut-muajin e kaluar- pas testit te trete berthamor. Penjani u kunderpergjigj me nje retorike te ashper, perfshire edhe kercenime për përdorimin e armeve berthamore dhe nisjen e punës në reaktorin e saj berthamor.

Per shume analiste, kjo retorike ka vetem nje qellim te mbështese udheheqesin e ri dhe pa experience Kim Jong Un, perpara popullit te tij. Media shteterore koreano-veriore po shfaq programe mbi luften biokimike dhe pergatitjet ushtarake qe dominojne kete lloj propagande. Nderkohe ministri japonez i Mbrojtjes tha se forcat e armatosura te vendit jane urdheruar te godasin cdo rakete koreano-veriore, qe i drejtohet territorit te tij. Gjate fundjavës, Shtetet e Bashkuara anulluan testin berthamor te raketave Minuteman 3, duke nenvizuar shqetesimin e nje keqintepretimi nga Penjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA