Gazsjellësi TAP, Berisha takon Aliyev

08/04/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Azerbajxhan për të marrë
pjesë në Forumin Ekonomik Boteror, u takua në Baku me Presidentin Ilham
Alijev.

Projekti i Gazsjellesit Transadriatik, për të cilin Kryeministri Berisha po lobon prej me shume se dy vjetesh, u vleresua nga te dy politikanet si projekti qe eshte ne baze te progresit te shpejte te marredhenieve miqesore te krijuara mes dy vendeve keto vitet e fundit.

Konsorciumi ‘Shah Deniz 2’ ende nuk e ka marre vendimin perfundimtar, nese do te perzgjedhe projektin Transadriatik qe perfshin Shqipërine apo Nabukon, qe e le jashte, si rrugen e transportit te gazit azer nga deti Kaspik ne Europen Perendimore.

Presidenti Alijev i ka thene Kryeministrit Berisha se ky vendim pritet te merret ne pak muaj dhe besohet se fundi i muajit qershor do te jete koha kur do te mesohet ky vendim. Deri atehere Shqiperia dhe Azerbajxhani do te diversifikojne projektet e bashkepunimit.

Njeri prej tyre eshte hartimi i nje materplani per gazifikimin e Shqiperise. Kryeministri Berisha i kerkoi kete ndihme presidentit Alijev, i cili i ka premtuar mbeshtetjen e plote te Azerbajxhanit jo vetem ne hartimin e ketij masterplani, por edhe ne zbatuimin e ketij projekti nga kompanite azere, te njohura per ekspertizen e  tyre ne fushen e gazifikimit.

Gjate qendrimit ne Baku, kryeministri Berisha u takua edhe me homologun e tij azer, Artur Rasizade, me te cilin firmosi marrëveshjen “Për bashkëpunimin ekonomik, industrial e teknologjik mes dy vendeve”, nëpërmjet të ciles Shqiperia dhe Azerbajxhani angazhohen per krijimin e klimes se favorshme per investimet. Shqiperia eshte e interesuar per ardhjen e komanive te pasura azere ne Shqiperi, jo vetem ne fushen e energjise, por dhe ne ate te turizimit. Nepermjet mediave te Azerbajxhanit, Kryeministri gjeti rastin te ftoje ne Shqiperi qytetaret azere, per te cilet Shqiperia i ka hequr vizat, ne menyre qe ta beje me te lehte ardhjen e turisteve te huaj ne Shqiperi.

Gjate pjesemarrjes ne Forumin Ekonomik Boteror ne Baku, Kryeministri Berisha u intervista nga CNN International per situaten ekonomike ne vend, qe sipas Kryeministrit po terheq vemendjen e insitucioneve dhe mediave boterore pasi Shqiperia, per shkak te reformave te ndërmarra, renditet nder te paktat vende europiane qe ruaji nje rritje pozitive ekonomike dhe nuk ra ne recesion si dy fqinjet e saj ne krize, Greqia dhe Italia.

Top Channel