
Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë njoftoi vetëm pasditen e së hënës zyrtarisht se nuk do të marrë asnjë masë në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur në komisariatin numër një, ku një ditë më parë u dhunua nga oficerë të lartë me uniformë operatori i Top Channel, Gent Ballta, i shoqëruar pa asnjë arsye të qenësishme teksa po kryente detyrën e tij.
Një ditë pas incidentit të rëndë të denoncuar nga Top Channel dhe vetëm pas presionit mediatik, policia u detyrua të dalë në një version zyrtar, duke thelluar përgjegjësitë e saj për ngjarjen e rëndë dhe duke mohuar së fundi edhe dhunimin e operatorit. Sipas saj, ai u shoqërua vetëm për identifikim së bashku me kamerën.
“Lidhur me pretendimin e goditjes së një gazetari nga drejtues të policisë, bëjmë me dije se shoqërimi i tij është bërë pasi nuk pranonte të identifikohej. Ndaj tij nuk është ushtruar dhunë dhe pas identifikimit, i cili ka zgjatur 8 minuta, ai është lënë menjëherë i lirë. Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor për sigurimin e rendit, parandalimin e ngjarjeve në ambjentet sportive, si dhe rivendosjen e rendit kur ai cënohet”, deklaroi Arben Nasufi, asistent i drejtorit të policisë së Tiranës, i cili refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Deklarata e policisë së Tiranës është e turpshme dhe në vend që të sqarojë ngjarjen dhe të kërkojë publikisht falje për dhunën e ushtruar, nuk bën gjë tjetër vetëm sa shton edhe më tepër përgjegjësinë dhe ul besueshmërinë ndaj këtij institucioni të rëndësishëm.
Top Channel rrëzon si të pavërteta deklaratat e policisë dhe deklaron me përgjegjësi se operatori Gent Ballta është identifikuar pranë efektivave të rendit, duke mos thyer asnjë ligj apo rregull në kryerjen e detyrës së tij.
Përkundrazi, ai është intimiduar nga zyrtarët e policisë dhe i është kërkuar të firmosë deklarimin për të thënë se nuk i kishte ndodhur gjë brenda ambienteve të komisariatit. Por, përkundër këtij qëndrimi të policisë, çështja do të ndiqet në rrugë ligjore dhe për këtë i dëmtuari ka kryer pasdite edhe kallëzimin penal.
Top Channel bën të ditur se po harton proçedurat e informimit dhe denoncimit të dhunës ndaj operatorit të tij dhe gjithçka tjetër që ka pasuar këtë ngjarje pranë të gjitha selive diplomatike të akredituara në Tiranë dhe pranë organizatave ndërkombëtare të gazetarëve.
Reagimi i pare per dhunen ndaj operatorit te Top Channel ka ardhur nga institucioni i Avokatit te Popullit, i cili ka bere me dije se ka nisur proceduren duke u bazuar ne ligj per te inspektuar ne Komisariatin 1, ne lidhje me ngjarjen e rende, ku rezulton edhe i dokumentuar shoqerimi i operatorit te Top Channel.
Top Channel leter Nokes: Ndeshko pergjegjesit
Vete Top Channel me ane te nje letre drejtuar Ministrit te Brendshem, Flamur Noka dhe per dijeni Kryeministrit Sali Berisha ka shprehur protesten per ngjarjen e rende dhe dhunimin e operatorit te tij nga drejtues te larte te Policise se Shtetit, saktesisht prej Zevendesdrejtorit te Drejtorise se Qarkut Tirane, Erzen Breçani dhe per me teper brenda ne ambientet e Komisariatit 1.
Ne leter Top Channel ka denuar dhunen dhe i ka kerkuar ministrit të Brendshëm që të marrë masa ndaj pergjegjesve te ushtrimit te saj, të cilët janë njerëz me uniformë. Ne leter thuhet: ‘Dhunimi i operatorit ne krye te detyres, nga nje punonjes i larte i Policise se Shtetit, per me teper brenda mjediseve te Komisariatit, perben nje ngjarje te paprecedentë dhe ne shkelje te rende te ligjit nga drejtuesit me te larte te Policise se Tiranes, pikerisht nga ata qe kane per detyre respektimin e ligjit dhe garantimin e jetes se qytetareve’.
Kjo ngjarje, dhuna dhe intimidimi me pas ndaj operatorit te Top Channel krijon nje klime tensioni te pakerkuar, te panevojshme ne raportet mes Policise se Shtetit dhe medias, dhe Top Channel ne veçanti, vijon letra.
‘Dhuna ndaj punonjesve te medias gjate kryerjes se detyres dhe me konkretisht nga nje punonjes i larte i Policise se Shtetit me uniforme brenda ne zyrat e shtetit, bie ndesh edhe me vete deklaratat e Kryeministrit Berisha qe me shume se njehere dhe publikisht e ka pozicionuar veten si nje mik te gazetareve dhe nje dashnor te fjales se lire’, thuhet me tej ne te.
Reagon edhe Unioni i Gazetarëve
Lidhur me kete incident ka reagur edhe Unioni i Gazetareve. Permes nje deklarate per shtyp, Unioni shpreh shqetesimin per ngjarjen dhe shton se “ky rast si dhe disa ankesa te ardhura nga gazetare e reportere ne terren, paralajmerojne nje klime te re acaruese ndaj reportereve qe angazhohen ne kushte shume te veshtira per te pasqyruar çdo zhvillim e ngjarje ne mjediset e veprimtarive masive, jo vetem elektorale.
Dhuna e ushtruar mbi operatorin Gent Balla, eshte e papranueshme dhe si te tille, Unioni i Gazetareve Shqiptare e denoncon, duke kerkuar nga autoritetet e larta te Policise se Shtetit te merren masa dhe te vihen para pergjegjesise. Unioni i Gazetareve Shqiptare, apelon prane Policise se Shtetit te deshmoje kujdes dhe korrektese ligjore ne sjelljen dhe marredheniet me gazetaret, operatoret dhe gjithe punonjesit e medias shqiptare, mbyllet deklarata e Unionit.
Rama: Dhuna ndaj operatorit, e papreçedent
Edhe kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar ndaj dhunimit të operatorit të Top Channel nga policia, duke e cilësuar atë si një veprim të papreçedent në Evropë. Gjatë prezantimit të programit për kulturën dhe sportin në Korçë, Rama është shprehur se veprime të tilla ndodhin vetëm në vendet diktatoriale.
”Të gjithë e panë apo e dëgjuan lajmin e djeshëm, atë të rrahjes masive të sportdashësve të Tiranës pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë. Dhe jo vetëm të sportdashësve, por edhe gazetarëve e kameramanëve. Nuk besoj të ketë shtet në botë ku policia t’u vërsulet tifozëve. Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur në ndonjë vend demokratik. Besoj se është një rast unikal pasi Shqipëria nuk është një vend demokratik”, ka thënë Rama.
Top Channel