“Gjoba s’është alternativa e parë, po e bëre këtë, ia ke dalë”, Braçe mesazh Dash Sulës: Kush do të flasë për fshatin tani? Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, zoti Besnik Imeraj dhe zoti
Gani Dizdari, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e
të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak ditë më parë, u betuan të hënën
para Kreut të Shtetit.
Pas leximit të formulës së betimit, nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Idrizi, në të cilën thuhet “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”, gjyqtarët Imeraj dhe Dizdari u betuan me dorën mbi Kushtetutë dhe para Presidentit Nishani, për të firmosur më pas dokumentin e betimit.
Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel