52-vjeçari gjendet i vdekur në një kabinë elektrike
08/04/2013 00:00
Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në një kabinë elektrike në periferi të Tiranës.
Viktima i identifikuar si Kadri Hasa është gjetur pa jetë nga kalimtarë të rastit në një kabinë elektrike në fshatin Pashkashesh në Bërxull.
Dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes ka qenë kontakti me rrymën elektrike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Top Channel