Topalli në Francë: Shqipëria model suksesi

07/04/2013 14:20

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet në Marsejë të Francës, në një samit të nivelit të lartë të Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun.

Ky është samiti i parë i këtyre përmasave, i cili organizohet nga Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian dhe fondacioni “Anna Lindh”, ku merrnin pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së,  Stefan Fyle, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby, etj.

Në fjalën e saj në samit, Topalli prezantoi ecurinë  ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht se e rrethuar nga vende me krizë financiare.

Ajo tha se në një kohë kaq të vështirë ekonomike në botë, çështje e cila diskutohet edhe në këtë samit, Shqipëria jo vetëm nuk ra në recesion, por është cilësuar  një model suksesi për ekonomi të tjera.

Gjate punimeve te samitit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli u takua me presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz dhe homologe te saj ku kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për integrimin e Shqipërisë në familjen ku meriton të jetë.

Top Channel