Protesta e “Aleancës Kuq e Zi”

07/04/2013 00:00

Pavarësisht motit me shi, përkrahësit e AK, të ardhur nga e gjithë Shqipëria,  mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke protestuar paqësisht përpara Kryeministrisë me moton 7 prilli pa Berishën.

Protesta nisi në orën 11 nga zyrat e “AK” për të vijuar në drejtim të sheshit Skënderbej, nga ku binte në sy numri i madh i të rinjve që mbështesin këtë force  politike.

Protestuesit kanë qëndruar në një distancë prej 5 metrash nga kordoni policor që kishte rrethuar godinën e Kryeministrisë, ku nuk ndodhej kryeminisri Berisha i cili njoftoi nëpërmjet “Facebook” shkuarjen në një samit për ekonominë në Azerbajxhan.

Që në fillim të fjalës, kreu “AK”-së, Kreshnik Spahiu tha se Kryeministri Sali Berisha sot është arratisur duke mos preferuar të qëndrojë në godinë, i përballuar me uraganin “kuq e zi”.

”Aleanca Kuq e Zi” vjen si e vetmja alternativë opozitare”,  tha Spahiu, i cili lançoi edhe slloganin që do të përdoret nga “AK” gjatë fushatës elektorale “Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha”.

Pavarësisht motivit të kësaj proteste e  para e  të këtij formati në Tiranë dhe slloganeve kundra kryeministrit Berisha, për “AK” kjo ishte një provë ndoshta gjenerale përpara nisjes së fushatës elektorate, për të demostruar mbështetjen që gëzon kjo forcë politike.

E gjithë protesta ka zgjatur për më shumë se 2 orë, pa asnjë incident falë masave të sigurisë së organizatorëve pamvarisht sepolicia nuk kishtë dhënë leje.

Top Channel