
Kryeministri Sali Berisha është nisur për vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Njoftimin kreu i qeverisë e ka bërë në rrjetin social Facebook, ku bën të ditur se po niset drejt Bakusë për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik.
Ai shkruan më tej se atje do të diskutohet me liderë rajonalë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Por, kreu i qeverisë veçon si më të rëndësishëm takimin me presidentin dhe kryeministrin e Azerbajxhanit për projektin gazsjellës TAP.
Ai thotë se këto bisedime bëhen për të garantuar se mënyra më e mirë për të transportuar gazin në Europë është ky projekt.
“TAP përkthehet në miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20 000 vende të reja pune”, shkruan kryeministri Berisha.
Ai ndalet më tej tek lehtësirat në furnizimin dhe çmimin e gazit për çdo familje shqiptare në rast të realizimit të këtij projekti: “Projekte të tilla janë zgjidhjet reale dhe konkrete që na nevojiten për më shumë punësim dhe një Shqipëri të zhvilluar”, mbyll njoftimin në Facebook kryeministri Berisha.
Top Channel