Kriza koreane, SHBA tërhiqet nga testi i raketave

07/04/2013 13:20

Shtetet e Bashkuara vendosen të shtyjnë testimin e nje rakete balistike ndërkontinentale mes shqetesimeve se nje levizje e tille mund të keqinterpretohej nga Koreja e Veriut.

Tensionet me vendin komunist jane te larta dhe çdo nxitje, sado e vogel, mund te behet shkak per fillimin e nje konflikti.

”Minuteman 3” do te provohet ndoshta ne muajin maj. Zyrtaret amerikane jane te ndergjegjshem se ky vendim do te portrezitohet nga Peniani si nje fitore e tij.

Penjani ka leshuar nje sere kercenimesh shume me te forta se zakonisht qe prej ashpersimit te sanksioneve te OKB-se, pasoje e zhvillimit te nje testi te trete berthamor nga Koreja e Veriut në shkurt.

Paralajmerimet e fundit perfshijen sulme atomike ndaj Shteteve te Bashkuara, shpalljen e gjendjes se luftes me Korene e Jugut dhe zotimin per te rihapur reaktorin berthamor te Yongbionit, duke sfiduar keshtu rezolutatet e Keshillit te Sigurimit.

Shtyrja e provës së raketës amerikane pason njoftimet e Koresë së Jugut se Peniani ka lëvizur dy raketa me rreze të mesme më pranë bregdetit lindor.

Te shtunen, Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të habitej nëse Koreja e Veriut do të kryente një provë tjetër me raketë si ajo në fund të vitit të kaluar që u bë shkak për indinjatën ndërkombëtare dhe raundin e ri të sanksioneve ekonomike.

Mjaft vezhgues mendojne megjithate se retorika e guximshme e veriut komunist me shume synon te binde vete koreano-verioret per fuqine e liderit te ri dhe te forcoje pozicionin Kim Jong-un, i cili erdhi ne pushtet pas vdekjes se te atit Kim Jong-il, dhjetorin e vitit 2011.

Tensioni në Gadishullin Korean ka ardhur në një spirale përshkallëzimi të rrezikshëm që prej muajit dhjetor, kur Peniani lëshoi në hapësirë një satelit, nëpërmjet një rakete me rreze të gjatë veprimi dhe kreu një shpërthim bërthamor, në muajin shkurt, në kuadër të testimit të armëve të reja.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve në kundërshtim me paktet dhe zotimet e firmosura nga Korea e Veriut përpara OKB-së, vendi komunist u bë subjekt i sanksioneve të reja ekonomike, të cilave Peniani iu përgjigj në mënyrë sfiduese, duke anulluar armëpushimin e vitit 1953 me Korenë e Jugut dhe duke rikthyer gjendjen e luftës, së bashku me kërcënimet për shkatërrimin e plotë bërthamor.

Më parë gjatë të premtes, në kundërpërgjigje të mobilizmit të Koresë së Jugut pranë kufirit, Peniani urdhëroi mbushjen e sistemeve të lëshimit të raketave me rreze të mesme veprimi, që mund të godasin Jugun, Japoninë apo bazat amerikane në Azi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA