Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet në Turqi me misionin te zbuse marredheniet e Ankarase me Izraelin e te diskutoje konfliktin sirian.
Pas ndihmoi ne ndermjetesimin per pajtim mes dy vendeve, shefi i diplomacies amerikane pretendon prej tyre normalizimim te plote te marredhenieve.
Vizita e tij vjen vetem dy jave pasi presidenti Obama u perpoq t’i afronte dy aleatet e Amerikes fale sigurimit te nje ndjese te shtetit hebre per çeshtjen qe çoi ne acarimin relativ mes tyre: vrasjen e 9 ativisteve turq ne flotiljen me ndihma per Gazen ne 2010-ten.
Marreveshja perfshin kompensimin e familjeve te viktimave dhe rikthimin e ambasadoreve te te dy vendeve ne postet e tyre.
Turqia eshte ndalesa e pare e udhetimit 10 ditor te Kerry-t ne Europe dhe Azi. Kryediplomati amerikan ka ne axhende takime me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe me ministrin e Jashtem, Ahmet Davutoglu.
Zyrtaret qe e shoqerojne ne kete rrugetim, thone se sekretari i shtetit do ta inkurajoje nder te tjera Turqine te pranoje ne vazhdimesi civilet qe i largohen luftes ne Siri, kjo pas disa raporteve, te mohuara nga Ankaraja, sipas te cilave nje grup sirianesh jane deportuar se fundi pas trazirave ne nje kamp kufituar.
Mbi 1,2 milione vete jane larguan drejt vendeve fqinje qe nga fillimi i revoltes ne siri dy vjet me pare. Me shume se 250.000 prej tyre, ndodhen ne Turqi.
Si Turqia, edhe Shtetet e Bashkuara e kundershtojne Presidentin e Sirsë, Bashar al-Assad, e Ankaraja mendon se perendimi duhet te beje me shume per te ndihmuar opoziten siriane.
Pas Turqise, ndalesa e radhes per Kerry-n do te jete Izraeli, ndersa turi i tij do te vazhdoje me nje vizite ne Britani për takimin e grupit të tetë vendeve të industrializuara, G8 per te shkuar me pas ne Korenë e Jugut, Kinë dhe Japoni, ku do të diskutohet programi berthamor i Koresë së Veriut.
Top Channel