
Policia e Tiranës njoftoi se ka identifikuar autorin e vrasjes së balerinës në një klub nate në kryeqytet, mëngjesin e së shtunës.
Sipas saj, autori i vrasjes së Sonila Tafes dyshohet të jetë 34-vjeçari Artur Kuliçi, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës.
Ne afersi te baneses se tij u gjet edhe automjeti i perdorur prej tij naten e vrasjes si edhe arma qe dyshohet qe eshte kryer krimi.
Arma u dergua per ekspertize ne laboratorin kriminalistik. Nderkohe qe policia ka arrestuarin njeriun qe e shoqeronte kulicin, Edon Bajraktari.
Policia thote qe sipas deshmitareve dhe provave te mbledhura ne vendin e ngjarjes Bajraktari akuzohet te jete bashkepunetor ne krim. Nderkohe, qe ajo ka shpallur ne kerkim autorin kryesor te ketij krimi te rende, 34 vjeçarin Kuliçi.
Top Channel