Vritet vajza 26-vjeçare në pub

06/04/2013 09:55

Një vajzë 26-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë,
pasi mbeti e plagosur rëndë në një lokal nate në periferi të Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit viktima eshte Sonila
Riza Tafa 26 vjece, banuese ne Tirane.

Sipas versionit jo zyrtar te policise,  nje klient eshte konfliktuar me disa persona te tjere qe ndodheshin nen shoqerine e vajzes, situate e cila eshte renduar me tej ne dalje te lokalit. Per pasoje sipas policise personat kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasve me te cilet shoqerohej vajza, nderkohe qe aty ka mbetur rastesisht e plagosur rende 26-vjeçarja.

Nga ana e saj policia pretendon se ka identifikuar dy autoret e vrasjes, duke i shpallur ata edhe ne kerkim. Zyrtarisht Policia e Tiranes njofton se sherbimet e policise kane formuar nje grup te posaçem hetimor nen drejtimin e prokurorit dhe ekspertit kriminalist per te zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes thuhet ne deklarate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA