
Me afrimin e datës për nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale, partitë
e qendrës së djathtë, që qeveris vendin, megjithëse ende nuk kanë një
marrëveshje për mënyren sesi do të dalin në zgjedhje, duket se kanë
unifikuar pikat kryesore të bërjes së fushatës.
Partia Republikane, aleatja tradicionale e Partise Demokratike, ka vendosur ne fokus situaten ekonomike dhe programin per nxitjen e biznesit nepermjet taksave te uleta.
“Si Qeveri me taksat e ulëta, me politikat tona fiskale u përpoqëm të ndihmonim biznesin dhe këtë e bëmë jo pa qëllim, sepse kemi bindjen që taksat e ulëta janë e vetmja mënyrë për ta zhvilluar ekonominë e vendit. NJë biznës plus në Shqipëri do të thotë vende pune, zhvillim ekeonomik. Ndihma që ne i japim biznesit ka qëllim unikal, t’i japim shanse dhe mundësi të rinjve dhe të rejave që nëpërmjet punës të ndërtojnë të ardhmen”, tha Mediu.
Zoti Mediu i beri keto komente, gjate nje takimi ne zonen e Kombinatit, ku prezantoi Afrim Tolen si njerin prej kandidateve per deputete te Partise Republikane ne Qarkun e Tiranes.
Top Channel