Rrjedhje radioaktive në Fukushima

06/04/2013 00:00

Rrezatimi radioaktiv është kthyer në fjalën e ditës në Japoni pasi kompania Tepko deklaroi se rreth 109 ton ujë tejet radioaktiv dyshohet se janë derdhur nga centrali i dëmtuar i Fukushimas.

Sipas kompanisë, uji mund të jetë derdhur nga një depozitë nëntokësore që përdorej për të mbajtur lëndë  të ndotura që ftohnin reaktorët.

Kompania bëri me dije se aktualisht po monitoron me shumë kujdes treguesit e radioaktivitetit në impiant, jashtë tij dhe në det. Mësohet se nuk janë zbuluar nivele të larta radioaktiviteti dhe sipas kompanisë kjo do të thotë që rrjedhja nuk ka ndodhur në det.

Ky alarm është i fundit i një serie alarmesh në këtë central. Të premten ndodhi defekti i dytë i sistemit të ftohjes brenda tre javësh. Centrali Fukushimës ishte skena më e keqe e centraleve bërthamore që nga koha e Çernobilit pas goditjes nga tsunami dy vite më parë.

Sipas ekspertëve do të duhet dy dekada që ky central të cmontohet dhe të mos përbëjë më asnjë rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA