
Nje nga deshtimet me te medha te qeverisjes se demokrateve eshte
energjia elektrike, deklaroi Partia Socialiste duke e renditur kete, ne 1
nga 100 arsyet se perse nuk votuar Sali Berisha.
Çmimi i energjisë është rritur me 80% në qeverisjen 8-vjeçare të Sali Berishës, deklaroi deputeti socialist Eduart Shalsi, duke e bere vecanerisht te pamundur per kategorite me vunerabel.
“Çmimi i 1kv/h është rritur me 80% në këto 8 vite të keqqeverisjes Berisha, në 2005 ishte 50 lek për kv/h, sot në 2013 është 90 lek për kv/h.Rritja e çmimit të energjisë elektrike është një barrë e rëndë:Që po thellon çdo ditë e më shumë varfërinë tek shtresat në nevojë dhe familjet që jetojnë vetëm në sajë të ndihmës ekonomike. Pra, mendoni një familje e cila jeton me ndihmë ekonomike, pra me mesatarisht 40 mijë lekë të vjetra, paguan mesatarisht 27 mijë lekë të vjetra vetëm për faturën e dritës, pra 66% e ndihmës ekonomike shkon vetëm për të paguar faturën e dritave. Po rrënon pensionistët, sepse 1/5 e pensionit të një pensionisti shkon vetëm për faturat”, tha Shalsi.
Berisha deshtoi me programin e lancuar fort, Shqiperia Superfuqi energjitike deklaroi me tej Shalsi. Sipas tij ska asnje strategji,asnje program te qarte per energjine.Perkundrazi, humbjet ne rrjet kaluar 50 % ne vitin 2012, Abuzimet me faturat aforfe si dhe mbifaturimet kanë qenë në nivele skandaloze deklaroi deputeti socialist. Duke iu shtuar ketyre te dhenave edhe deshtimin me 300 HEC-et te dhena me koncension ku vetem nje numer shume i vogel i tyre jane ne prodhim, Shalsi ne emer te opozites premtoi nje qasje te re ne kete sektor qe sot eshte monopol tha ai.
“Ta bëjmë konkurrues, pikërisht ashtu siç dhe rekomandon BE. Ta bëjmë më transparent në mënyrë që çdo shqiptar të kuptojë për faturat që paguan. Duke rivlerësuar kontratat koncesionare ne do të vendosim një raport të ri midis shtetit – konsumatorëve – kompanive private, gjithmonë, duke mbrojtur interesat e shqiptarëve”, tha Shalsi.
Top Channel