Pranga vënësit të eksplozivit

06/04/2013 09:20

Policia e Gjirokastrës njoftoi mëngjesin e së shtunës se ka arrestuar një nga personat që vuri eksplozivin në fuoristradën e një biznesmeni.

Sipas informacioneve, personi i arrestuar është shtetasi Sazan Mana, nga Tepelena, ia vuri lëndën shpërthyese makinës së menaxherit të një lokali.

Burimet policore bëjnë me dije se Mana i përgatiste në mënyrë artizanale mjetet plasëse dhe i shpërthente ato në distancë me telekomandë.

Agjentët e anti-krimit besojnë se persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet për t’i identifikuar.

Atentati me eksploziv ndodhi mesnatën e së enjtes në lagjen “18 Shtatori” të qytetit jugor, teksa automjeti po lëvizte në qendër të qytetit.

Policia njoftoi se sasia e vogël e eksplozivit ishte vendosur në automjetin e shtetasit Rudi Haxhia, menaxher në një lokal nate në periferi të Gjirokastërs. Pas shpërthimit mjeti eci edhe disa metra dhe më pas ndaloi.

Policia e cilësoi aktin kriminal si një paralajmërim. I njëjti person është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri disa kohë më parë dhe ka qenë shënjestër edhe në një tjetër atentat me eksploziv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA