Gjashtë persona kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e gripit të shpendëve dhe situata është marrë me shumë seriozitet nga autoritetet vendase.
Në Shangai autoritetet vendosën të mbyllin përkohësisht të gjitha pularitë e vendit për shkak të epidemisë të gripit të shpendëve i llojit H7N9. Në këtë qytet dhe në disa zona në rrethina të tij ka nisur asgjesimi masiv i shpendëve.
Autoritetet vendore kanë urdhëruar asgjesimin e të paktën 2 mijë shpendëve si masë për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Katër prej personave që kanë gjetur vdekjen nga ky grip, janë regjistruar në Shangai. Virusi shkakton një formë gripi që nuk ishte hasur deri më sot tek njerëzit. Nuk dihet se si ka ndodhur infektimi i viktimave, por Organizata Botërore e Shëndetësisë këmbëngul se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që të provojë aftësinë e virusit për të kaluar nga njeri tek një njeri tjetër.
Top Channel