Ambasadat: S’largohemi nga Peniani

06/04/2013 00:00

Përfaqësitë diplomatike të huaja në Penian refuzuan thirrjet e Penianit për t’u larguar në vendi për shkak se ky i fundit nuk mund t’u garantojë sigurinë në rast të një lufte.

Të premten autoritetet korano-veriore shpërndanë një komunikatë nëpër të gjitha ambasadat e huaja në vend duke u kërkuar atyre që të largoheshin nga vendi.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe dhe ajo ruse refuzuan të tërheqin stafin e tyre diplomatik nga Peniani duke deklaruar se gjithcka ishte pjesë e retorikës së vazhdueshme kërcënuese të vendit komunist dhe se nuk kishte asnjë shqetësim sigurie.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvlerësuan kërcënimin e Penianit për luftë duke deklaruar se gjithcka ishte propagandë dhe se dy raketat që regjimi komunist vendosi pranë vijës kufitare janë raketa të patestuara.

Dy ndër vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Britania e Madhe kanë përfaqësues të tyre diplomatikë në Penian. Ndërsa Moska konsiderohet si aleate tradicionale e regjimit, Britania e Madhe hapi ambasadën e saj në vitin 2001.

Ndërkohë, Kina u bëri thirrje të gjitha palëve të nisin dialogun. Pekini i kërkoi Koresë së Veriut të shmangë gjuhën e ashpër, e aq më tepër nisjen e një konflikti të armatosur në Gadishull dhe kërkoi që palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA