Vlorë, probleme për tragetin e linjës Brindisi-Vlorë

05/04/2013 00:00

Moti i keq, era e fortë dhe deti me dallgë të fuqishme kanë sjellë probleme për tragetin e linjës Brindisi-Vlorë.

Forca e detit 8-9 ballë nuk lejon ankorimin në port të tragetit që aktualisht qëndron në det të hapur pasi rrezikon përplasjen me kalatën nëse hyn në port.

Në traget ka rreth 250 pasagjerë. Pritet përmirësimi i motit në mënyrë që trageti të mund të ankorohet.

Top Channel