Kundërpërgjigjja e Koresë Jugore

05/04/2013 00:00

Në gadishullin korean, po kalohet dalëngadalë nga fjalet tek veprimet.
Koreja e Jugut dërgoi ne brigjet lindore e perëndimore dy luftanije të
pajisura me sisteme mbrojtje anti-raketë, një ditë pasi veriu komunist
zhvendosi edhe ai në bregun lindor një bateri raketash.

Madje, sipas raporteve te pakonfirmuara, ushtaret koreano-veriore kane levizur dy raketa te cilat i kane vendosur ne raketahedhes. Mendohet se behet fjale per dy musudane me rreze te mesme veprimi, te cilat mund te mberrijne deri ne ishullin e Guamit. Levizja e luftanijeve koreano-jugore ka per qellimin monitorimin e situates. nese veriu leshon ndonje rakete, ne do te gjurmojme trajektoren e saj, tha nje zyrtar vendas per agjensine koreano-jugore te lajmeve Yonhap.  

Nje dite me pare, zyrtare te Departamentit Amerikan te Mbrojtjes pohuan se jane te pergatitur për lëshimin e një rakete nga ana e Penianit dhe e kane marre seriozisht kercenimin e tij. Ushtria koreano-veriore dha te premten miratimin përfundimtar për një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, kërcënim të cilin shumica e analistëve mendojnë se pen-niani nuk është në gjendje ta realizojë.

Por raketat e tij nga ana tjeter mund te godasin bazat amerikane ne rajon, e ky perben per ëashingtonin shqetesimin kryesor. Pershkallezimi i situates mes dy koreve ka detyruar sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban ki Moon t’i leshoje veriut nje apel e ta keshilloje te ndryshoje kurs, duke thene se retorika e tij ka shkuar me larg se c`duhet. Nje krize e padeshiruar ne gadishullin korean do te kishte pasoja serioze, tha shefi i Kombeve te Bashkuara, ndersa shtoi se kercenimi berthamor nuk eshte loje.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA