Autoritetet në Shangai të Kinës u detyruan të mbyllin përkohësisht të
gjitha pularitë e qytetit për shkak të një epidemie të gripit të
shpezëve, H7N9.
Vendimi, siç sqaruan ata vete, eshte marre ne bazen e shqetësimeve per sigurine publike. Ne qytet ka nisur asgjesimi masiv i shpendeve pas zbulimit te virusit ne nje treg pellumbash.
6 vete kane vdekur deri tani prej kesaj epidemie ne Kine. Kater prej vdekjeve u regjistruan ne Shangai. H7N9-ta eshte nje forme gripi te shpendeve qe nuk ishte pare deri me sot tek njerezit. Nuk dihet me saktesi sesi ka ndodhur infektimi i viktimave, edhe pse Organizata Boterore e Shendetesise i meshon faktit se aktualisht nuk ka prova te nje kalimi te virusit nga njeriu tek njeriu.
Por ne Shangai po merr trajtim mjekesor nje person i prekur prej semundjes, qe ka pasur kontakte me nje nga viktimat qe nderroi jete pasi shfaqi simptoma te ngjashme me ato te gripit te zakonshem. Autoritetet vendore kane urdheruar asgjesimin e te pakten 20.000 shpendeve, si mase parandaluese per perhapjen e epidemise.
Top Channel