Tregu japonez i aksioneve mbërriti nivelin e tij më të lartë në gati 5
vjet pas ripërtëritjes së shpresave për nxitjen e rritjes ekonomike nga
paketa gjigande e stimujve qe ka pergatitur banka qendrore.
Indeksi Nikei u rrit ne 4,7%, pragu me i larte i tij qe prej gushtit 2008. Të enjten, Banka Qendrore e Japonise deklaroi se do te dyfishonte injektimin e parave ne vend me qellimin t’i jepet nje shtyse ekonomise se ngecur dhe te ndalohet renia e çmimeve.
Ky hap i saj ishte shume me i madh nga sa pritej, dhe sinjalizoi nje qasje me agresive te politikave te rritjes. Shume eksperte e kane pare renien e çmimeve si shkurajuese per konsumatoret qe te shpenzojne dhe per kompanite qe mos kursehen ne investime, ndersa vete shtetin e kane mberthyer ne nje rreth vicioz rritjeje dhe recesioni.
Megjithate, disa vezhgues kane shprehur shqetesimin se kjo strategji e re mund t’i thelloje akoma me shume veshtiresite e Japonise qe ka nivelin me te larte te borxhit nga cdo vend tjeter i industrializuar. Presidenti i Bankes Boterore Jim Yong Kim nga ana tjeter, e mirepriti anagazhimin e Bankes se Japonise per te bere c`eshte e mundur qe te nxitet rritja ekonomike. ‘Nje Japoni ne rritje eshte ne te miren e te gjitheve, tha ai per BBC-në, – eshte e rendesishme per rajonin, por edhe per te gjithe boten’.
Top Channel