Indi, shembet pallati, dhjetra viktima

05/04/2013 00:00

Shëmbja e një godine në ndërtim ka marrë 46 jetë njerëzish në Mumbai të Indisë, 17 nga të cilët fëmijë.

Dhjetëra vetë janë plagosur ndërsa mendohet se nën gërmadhat e ndërtesës 7 katëshe mund të ketë edhe persona të tjerë.

Blloku i pallateve ishte i paligjshëm, sipas policisë dhe ndërtimi vazhdonte edhe pse në katër kate, banonin njerëz. Episode të tilla nuk janë të pazakonta në indi, ndërsa shkak i shembjeve në shumicën e rasteve është cilësia e dobët e punimeve.

Rritja e shpejtë e popullsisë së këtij qyteti dhe mungesa e hapësirës ka çuar në shtimin e ndërtimeve, por shpeshherë, kjo bëhet në kurriz të cilësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA