Dames-Tepelenë, prishen ndërtimet në rrugë

05/04/2013 00:00

Inspektoriati Kombëtar Ndërtimor mbështetur nga policia kanë ndërmarrë
një operacion për prishjen e ndërtimeve per hapjen e shesheve per
ndertimin e rruges Levan-Damës-Tepelenë.

Inspektoriati pritet të shembë 27 objekte gjatë dy ditëve. Mes objekteve përfshihen, njësi bisnesi, karburante, magazina dhe banesa të cilat gjenden në planvendosjen e këtij aksi.

Shpronësimet dhe procedurat e kompesimit për këto objekte kanë filluar që prej vitit 2008 kanë vijuar më tej në 2010 me listën e shpronësimeve shtesë dhe së fundi kuadri i prishjeve ishte i plotë kur në listë u shtuan edhe objektet që ishin në proces legalizimi.

Por banorët nuk kanë qenë dakord me prishjet. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë dëmshperblim dhe asnjë zgjidhje se ku do të jetojnë pas prishjeve. Rruga Damës –Tepelenë që sipas njoftimit zyrtar pritej të përfundonte më 1 korrik të vitit 2010 pritej të arrinte ne Tepelene duke ndjekur pak a shume gjurmen ekzistuese dhe pritej të ofronte  permiresime te ndjeshme te karakteristikave gjeometrike dhe siguri të lartë per perdoruesitndërsa këto janë shpronësimet e para që kryhen në favor të rrugës.

Top Channel