Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta zhvillojë procesin ndaj të
pandehurit Dritan Dajti pa avokat, në momentin që i afroi atij një listë
nga emrat e Avokatëve Kryesisht, por i pandehuri nuk zgjodhi asnjërin
prej tyre.
Në këto kushte relatori i trupes gjyqesore Idriz Mulkurti deklaroi se te henen ne daten 8 prill procesi ndaj Dajtit do te vijoje pa pranine e mbrojtjes, duke qene se vete i pandehuri refuzon te kete avokat. Gjate javes Gjykata dhe Dhoma e Avokatise hyne ne replika te forta me njera – tjetren per shkak te procesit “Dajti”, i cili vijon te shtyhet duke shenuar rekorde te reja te drejtesi.
Dhoma e Avokatise e konsideroi pergjegjese Gjykaten e Krimeve te Renda, ne nje kohe qe kjo e fundit njoftoi se nuk po i vendosej ne dispozicion nje liste eficente nga Dhoma e Avokatise. Nje dite me pare edhe kreu i Shoqates se Avokateve Penaliste beri pergjegjese gjykaten qe nuk po gjente nje zgjidhje duke sjelle ne kujtese se nje precedent i tille ka ndodhur gjate viteve 70 -80 ne Itali dhe gjykata italiane e zgjidhi situaten duke i dhene shansin te pandehurit qe te zgjidhte nje avokat nga lista e avokateve te caktuar nga shteti dhe ne momentin qe ai e refuzoi kete mundesi, gjykimi vijoi pa mbrojtes. Kjo formule me sa duket po tentohet te ndiqet nga Krimet e Renda, por nuk dihet nese do te jete apo jo eficente.
Top Channel