Banorët e Obotit prej tre javësh jetojne të përmbytur. Bujqesia eshte
shkaterruar por edhe blektoria per te cilen ata nuk kane me ushqime.

Banoret dhe drejtuesit e komunes kerkojne shpalljen e zones ne emergjence sepse jeta eshte bere e pamundur dhe atyre u eshte sosur durimi. Shume shpejt banoret e Obotit do dalin ne protesta dhe do bllokojne edhe rrugen nacionale. Cdo levizje ketu duhet bere me varka. Një prej këtyre banorëve, Zef Marini tregon se e ka shumë të vështirë të lëvizje, madje edhe për të blerë bukë dhe ushqime.

Kritike eshte situta per bagetite. Ushqimet kane perfunduar dhe kullotat jane nen uje. Varkat per t’i transportuar kafshet jane shume te vogla.

Varkat e parkuara ne çdo oborr shtepie tregojne se fshati Obot, nje zone qe merret me se shumti me bujqesi e blektori eshte kthyer ne nje liqen ku ne tokat e mbjella tani vetem mund te peshkosh.

Përmbytje në Dibër, dëmtohen 100 hektare të mbjella

Rreth 100 hektare toke jane permbytur ne rrethin e Dibres nga hapja e portave te hidrocentralit te Spiles ne Diber te Madhe ne Maqedoni.

Vershimi i ujrave eshte favorizuar edhe nga demtimi i argjinaturave dhe pritave ne Drinin e Zi. Tokat e demtuara jane me te mbjella ne fshatin Brezhdan te komunes Qender.

Fermeret kerkojne nderhyrje urgjente per te devijuar ujrat qe po shkaterrojne gjithçka.

Permbytja nderkohe ka demtuar teresisht te mbjellat e ketij viti, per te cilat fermeret kane shpenzuar sasi te medha parash. Kjo situate do ndikoje negativisht ne prodhimet e stineve te tjera.

“Benti i Torovices”, kufiri i përmbytjes

“Benti i Torovices” eshte kufiri i fundit i permbytjes qe ka perfshire gjithe zonen e Nenshkodres. Argjinatura e Torovices dhe nderhyrjet emergjente per lartesimin e saj afro dy vite me pare kane parandaluar shtrirjen e hartes se permbytjeve ne rrethin e Lezhes dhe me gjere.

Si pasoje e reshjeve te rane javet e fundit e gjithe zona e Nenshkodres ndodhet nen uje. Rreziku do te ishte i madh edhe per Lezhen, po te mos ekzistonte argjinatura, e cila ka nje gjatesi prej 2 kilometra dhe me lartesi te konsiderueshme nga niveli i tokes deri 6. 5 metra, e cila parandalon kalimin e ujit per ne zonen e Torovices.

Ne kufirin ndares me Lezhen, niveli i ujit varion nga 1.5 meter deri ne tre metra. Prania e ujit në tokat bujqesore dhe dalje e tij ne rruge ne disa segmente rrugore të zonës së Shkodrës e pikërisht tek ura e Gjo Lulit ka bërë që benti të shërbejë edhe si një rrugë lidhëse midis Velipojës de Shkodrës, pavarsisht se zgjatja e gjatësise së rrugës ia u vështirson punën drejtuesve të fugonave të cilët shprehen se edhe rruga nga Velipoja deri tek benti është shumë e amortizuar.

Top Channel