Parajsa fiskale e evazorëve duket se do të turbullohet nga cikloni i lajmeve që mediat do të publikojnë duke zbuluar emra personash dhe shoqërish që i janë shmangur detyrimeve të taksave.
38 media të huaja do të botojnë rastet. Burimi i tyre janë 260 gygabite të dhënash që përmbajnë dokumente sekrete, të cilat janë dërguar në formë anonime në Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetareve Investigativ, me seli në Uashington.
Bëhet fjalë për 2 milion e gjysmë dosje që u referohen 130 mijë titullarëve llogarish rrjedhëse dhe investimeve përmes shoqërive offshore, në harkun kohor të 30 viteve.
E analizuar nga 86 gazetarë, kjo është goditja më e fortë që i bëhet evazionit fiskal, ose sic e quajnë atë ekspertët: vrimës së zezë të ekonomisë botërore. Një masë dokumentesh e llogaritur si 160 herë më e madhe se ato të publikuara nga Ëikileaks mbi diplomacinë në vitin 2010.
Evazionet fiskale që përmbajnë dokumentat, u referohen 170 shteteve dhe kapin shifrat nga 21 deri në 31 miliard dollarë.
Një vit më parë një pako u dërgua në mënyrë anonime në një adresë në Australi, nga ku më pas u kalua tek Konsorciumi Ndërkombetar i Gazetarëve në Uashington.
86 gazetarët kanë analizuar dosjet, ku gjenden kontrata, fakse, kopje pasaportash, e-maile dhe shkëmbime korrespondence bankare.
Top Channel