44 viktima në Afganistan

04/04/2013 02:35

Shpërthimi i një autobombe dhe qëllimet me armë automatike kanë marrë jetën e 44 personave në Farah City, në Afganistan.

Në shënjestër të një komandoje talebane ishin zyrat qeverisëse dhe Gjykata në kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër, në veriun afgan.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë, por mes tyre pati edhe staf nga forcat e sigurisë dhe të paktën nëntë terroristë, të cilët shkaktuan masakrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA