‘Amnesty International’ reagoi shumë shpejt pas vendimit të një gjykate
në Arabinë Saudite për të paralizuar përmes ndërhyrjes kirurgjikale një
burrë që ishte shkaktari i paralizes së një personi tjetër.
Grupi per mbrojtjen e te drejtave te njeriut e cilesoi “mizor” vendimin ne fjale, duke e kategorizuar si “torture” e thote se ne asnje menyre nuk duhet ekzekutuar. Por Gjykata e justifikon levizjen e saj me logjiken e thjeshte: “ç’ti besh tjetrit, do te te behet ty”.
Çeshtja ka dale ne drite kete fundjave. Nje gazete saudite, e botuar ne anglisht shkruan se Ali Al-Khawahir ishte 14 vjeç kur qelloi me thike dhe e la te paralizuar shokun e tij te ngushte 10 vjet me pare.
Al-Khaëahir ka qene ne burg qe atehere. Por gjykata tani vendosi qe ai te paralizohet, nese nuk paguan dot 1 milione riale saudite apo 266.000 dollare si kompensim per viktimen.
Te paralizosh nje njeri per ndeshkimin e nje krime mund te kategorizohet si torture, thote Ann Harrison e ‘Amnesty International’. Organizata kujton se ka pasur edhe raste te tjera denimesh ekstreme kur njerezve u jane nxjerre syte, shkulur dhembet e ne rast se kane vrare dike, kane paguar ne te njejten menyre: me vdekje. pavaresisht perpjekjeve per te marre nje reagim prej saj, ministria saudite e drejtesise nuk ka bere deri tani asnje koment mbi kete çeshtje.
Top Channel