Spanjë, hetime brenda familjes mbretërore

03/04/2013 15:20

Princesha spanjolle Cristina do të thirret për të dëshmuar në gjykatë, mbi hetimet për shpërdorimin e miliona eurove të parave publike nga ana e bashkëshortit të saj, lajmëroi të mërkurën shtypi spanjoll.

Kjo është hera e parë që një anëtar direkt i familjes mbretërore përfshihet në një proces gjyqësor. Cristina është vajza më e vogël e mbretit Juan Carlos.

Bashkëshorti i saj, Inaki Urdangarin, mohon akuzat e ngritura kundër tij.

Ai dyshohet se ka mbifaturuar autoritetet lokale, në organizimin e disa veprimtarive sportive, përgjatë disa viteve.

Princesha Cristina do të paraqitet përpara një gjykate në Palma de Majorka, në datën 27 prill.

Sipas të përditshmes më të madhe spanjolle, “El Pais”, në disa emaile që kanë dalë në dritë, Princesha dëshmonte për pasjen dijeni të aktiviteteve të bashkëshortit të saj.

Inaki Urdangarin, Duka i Palmës, është një 45-vjeçar ish-lojtar hendbolli. Si rrjedhojë e hetimeve të nisura kundër tij, në muajin dhjetor ai u përjashtua deri në fund të gjykimit nga të gjitha angazhimet me familjen mbretërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA