Një automjet me disa persona në bord dyshohet se ka rënë në ujrat e liqenit te Hidrocentralit te Shkopetit.

Lajmi eshte bere i ditur nga policia e Matit, e cila ka marre njoftimin nga nje deshmitar qe tregoi se kishte pare gjurme te fresketa te rreshkitjes se nje mjeti nga rruga ne ujrat e liqenit. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar police te cilet kane kerkuar ndihmen e polumbareve te RENEA-s.

Kerkimet vijojnë, ndersa ende nuk eshte sqaruar sa eshte numri i personave qe kane rene ne uje dhe s’eshte bere identifikimi i tyre.

Top Channel