Militantët palestinezë në Rripin e Gazës lëshuan disa raketa përtej kufirit izraelit, duke goditur shtetin hebre për të dytën herë brenda dy ditëve.
Disa orë më parë, ushtria izraelite pati goditur disa objektiva në Gazë nëpërmjet ajrit.
Kjo është hera e parë që të dy shtetet shkëmbejnë zjarr, që prej paqes së nëntorit 2012, që i dha fund një lufte të shkurtër midis Izraelit dhe organizatës së Hamasit, e konsideruar si terroriste nga Izraeli, SHBA dhe BE.
Në konfliktin që zgjati tetë ditë, 160 palestinezë dhe gjashtë izraelitë humbën jetën.
Raketat e lëshuara në territorin izraelit ranë në zona të pabanuara, duke mos shkaktuar dëme.
Megjithatë, ministri i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, në një deklaratë kërcënuese për palestinezët, tha se Tel Avivi nuk do të lejojë që lëshimi i këtyre raketave të shndërrohet në një rutinë.
Top Channel