Pranga katër personave për pengmarrje

03/04/2013 00:00

Policia e Fierit dhe komisariati i Lushnjës arrestuan katër të rinj nga
fshati Fierz i Elbasanit. Ata kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar një
të ri nga Lushnja të cilin më pas e kanë lënë në fshatin Karbunarë të
Lushnjës.

Shkaku i keqtrajtimit eshte bere ankesa e nje vajze vetem 12 vjeç nga Lushnja, e cila ishte ngacmuar seksualisht dhe ishte perndjekur nga 20-vjeçari qe u keqtrajtua. Vajza kerkoi ndihmen e kusherinjve te saj nga Elbasani, te cilet mberriten me nje mjet Tuareg e rrembyen 20-vjeçarin e kane kercenuar me ane te nje arme qe mos vijonte me te ngacmonte vajzen e me pas e kane leshuar.

Policia i arrestoi ata me akuzen e “Heqjes se paligjshme te lirise” dhe “Prodhimi i dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve”. Gjithashtu eshte arrestuar edhe 20-vjeçari me akuzen e perndjekjes. Ai ka share dhe ofenduar ne menyre te perseritur nje shtetase 12-vjeçare.

Top Channel