Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, gjatë nje konference për
shtyp, deklaroi se dublimet në listën e zgjedhësve janë më pak se tre
mijë. Sipas zëvendësministrit emrat e dubluar do të verifikohen sërish
përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
“Për 1821 persona kemi informacionin nga zyrat e gjendjes civile që nuk janë në dublim, pra këta emra që ndodhen atje janë persona të ndryshëm. Janë pastruar apo bllokuar si dublime nga kjo listë 2053 rekorde. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill 2013 rezultojnë vetëm 2948 rekorde të dyshuara si të dubluara”, tha Poni.
Sipas numrit dy te Ministrisë së Brendshme, problem vazhdon te mbetet numri i larte i zgjedhesve me banese te paidentifikuar.
“Nga 545 mijë zgjedhës me kodin e banesës së papërcaktuar, por jo me adresë zgjedhore të papërcaktuar, sot janë 405 779 shtetas”, theksoi Poni.
Poni u beri thirrje edhe njehere tjeter njesive vendore qe te respektojne ligjin, per percaktimin e qendrave te votimit, me jo me shume se 1000 zgjedhes dhe jo me pak se 200. Sipas tij ka ende 24 qendra votimi te konsideruar jashte ligjit. Poni tha se eshte e paergjegjshme nga ana e vendoreve qe percaktojne qendra votimi me 11 votues.
Top Channel