“Avokatët janë caktuar nga Gjykata, pa miratimin tim. Kodi i Procedurës
thotë se caktohen nga Gjykata nuk caktohen nga Dritan Dajti. Po të
merrni parasysh kërkesat e Prokurorit do të dilni shah mat zoti kryetar
se deri tani shah sheh keni dalë”.

Kjo eshte batuta e te pandehurit Dritan Dajti, i cili me sa duket e shikon gjyqin si nje loje mes gjykates dhe avokateve, nje loje e cila e ka vendosur gjyqesorin me shpatulla pas muri. Ne seancen e 207-të te ketij procesi qe duket se do te hyje ne historine e jurisprudences shqiptare per deshtimin e te gjithe aktoreve te drejtesise per te gjetur nje zgjidhje u dogj edhe karta tjeter e gjykates per te patur si mbrojtes te te pandehurit Dajti dy kreret e Dhomes se Avokatise Maks Haxhia dhe Fatmir Braka.

Sikunder 139 seanca te meparshme te shtyra po per kete shkak, edhe kjo seance u shty me te njejtin motiv.
Megjithe manovrat e kerkuara nga drejtesia per te patur nje avokat ne salle qe te mbroje Dritan Dajtin, ende nuk ka nje ze qe te flase perse ky proces ne realitet eshte bllokuar.

Me sa duket te vetmet qe jane te interesuara per momentin jane mediat qe nuk mungojne ne asnjeren nga seancat, nderkohe qe komunikimi mes gjykates dhe avokateve se fundmi eshte bere permes nje reklame ne mediat e shkruara te Dhomes Kombetare te Avokateve te Shqipërise, qe e konsideron si humor caktimin si mbrojtes te dy krereve te kesaj Dhome per te akuzuarin Dritan Dajti. Ne kete deklarate thuhet se Gjykata ne kete vendim ështe ne kundershtim me ligjin dhe kerkesa e saj janë të qëllimshme, pasi as avokat Maksim Haxhia dhe as avokat Fatmir Braka nuk figurojne ne listen e Avokateve Kryesisht, liste e cila ka ne perberjen e saj mbi 200 avokate.

Por gjate nje komunikimi ne telefon me kreun e Gjykates se Krimeve te Renda Sander Simoni per te patur nje reagim per situaten u tha se gjykata pritet te kete nje mbledhje per situaten e me pas do te dilet  me nje version zyrtar. I vetmi qendrim gjate seances se 207-të per procesin Dajti ishte njoftimi rutine i trupes gjyqsore se procesi shtyhen per ne 5 prill, ora 9.00 dhe per te zgjidhur situaten te vihet ne dijeni presidenti i Republikes Bujar Nishani ne rolin e kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, nenkryetari i KLD-së, Elvis Cefa dhe ministri i Drejtesise, Eduart Halimi.

Top Channel