SHBA akuzat Egjiptit

02/04/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara e akuzuan Egjiptin për shkeljen e lirise së fjalës,
pas arrestimit të një satiristi politik me pretendimin se ka fyer
presidentin islamist Mohamed Mursi dhe islamin.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, e pershkroi veprimin e policisë kundër humoristit Bassem Youssef, dhe urdhër-arrestet e lëshuara për disa veprimtarë të opozitës, si deshmi te nje prirjeje shqetësuese të kufizimeve në rritje të lirisë së shprehjes.

“Ky episod, bashke me mandat-arrestet e leshuara per disa aktiviste politike eshte prove shqetesuese e tendences ne rritje per te kufizuar kete lloj lirie ne vend. qeveria e egjiptit duket se i ka kushtuar atyre vemendje te madhe, nderkohe qe hetimet mbi sulmet ndaj demonstruesve perpara pallatit presidencial dhjetorin e 2012-tes, apo dhe raste te tjera te nje brutaliteti ekstrem policor, kane qene ose shume te ngadalta, ose te pamjaftueshme”, tha Victoria Nuland, zedhenese e DASH.  

Bassem Youssef u dorëzua në polici të dielën, një ditë pasi prokurori i përgjithshëm i Egjiptit lëshoi urdhër për arrestimin e tij. Ai u lirua më vonë kundrejt një dorëzanie prej 2 mijë e 200 dollarësh. Youssef fitoi fame me shoën e tij satirik online pas revoltes qe permbysi nga pushteti presidentin autokrat Hosni Mubarak ne 2011-ten. Programi i humoristit popullor e ve rregullisht ne loje kreun aktual te shtetit dhe udhëheqës të tjerë egjiptianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA